Franca ka shfaqur dozë të lartë të besimit se marëveshja për Brexit mund të arrihet, ndonëse jo në orët e vona të së mërkurës kur edhe pritet të takohen liderët evropianë në Bruksel, pasi kufiri irlanedez vazhdon të jetë një nga çështjet kyçe për t’u zgjidhur, ka thënë një zyrtar i presidencës së Francës, transmeton Reuters.
“Ne besojmë se ideja e marrëveshjes mund të arrihet, ndonëse ka mundësi të mos ndodhë të mërkurën në mbrëmje”, ka thënë një zyrtar për gazetarët.

“Ne veçse e kemi thënë në Salsburg se jemi në momentin e së vërtetës, koha është duke kaluar”, ka thënë ai.

Sipas tij, shtyrja e negociatave për Artikullin 50 përtej 29 marsit të vitit 2019 nuk është e “mirëpritur” ndonëse është e mundshme ligjërisht.

Ai ka thënë se Franca, e cila ka një qëndrim të ashpër sa i përket ruajtjes së një fronti të bashkuar evropian, pret që 27 liderët e BE-së t’i dërgojnë Britanisë një mesazh “urgjent” të mërkurën.

Në samitin e fundit në Austri, presidenti francez, Emmanuel Macron e pati cilësuar planin e kryeministres britanike, Theresa May si të “papranueshëm” dhe ka quajtur përkrahësit pro Brexitit “gënjeshtarë” që e kanë paraqitur Brexitin si proces të lehtë para publikut.