Një mërgimtar në Podujevë ka thyer rregullat e komunikacionit. Ai është parkuar në zebra duke penguar kështu kalimin e lirë të këmbësorëve.

Në foton që ka arritur në adresë të portalit “Llapi.info” nga një lexues i portalit, shihet se si një veturë me targa gjermane është parkuar në vendin ku është e ndaluar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” përballë objektit të komunës së Podujevës./llapi.info