Për javë të tëra në disa vende, dhe me muaj në vende të tjera, më shumë se gjysma e popullsisë së botës është izoluar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Si pasojë, vendet që ishin përplot me njerëz mbetën bosh, duke zbuluar një bukuri që më parë mbeti e kishte fshehur, transmeton Telegrafi.

Imazhet të ndryshme tregojnë vende nga planeti ynë, përfshirë Nju Jorkun dhe New Delhi, si dhe hapësirat e tokës në Kaliforni, Evropë dhe Kinë – rajone që më herët ishin të goditura fort nga ndotja e ajrit.

Të marra pas një mbyllje ndërkombëtare për të frenuar pandeminë, imazhet janë ilustrime të qarta se si veprimtaria njerëzore ndikon në mjedis – dhe e mira që vjen kur ndalemi.

Pavarësisht nga ato që duken si një lajm i mirë për planetin , shkencëtarët thonë se ndikimi i coronavirusit mund të mos jetë i mjaftueshëm për të shmangur fatkeqësinë ekologjike të afërt.

Megjithatë, fotografitë e mëposhtme flasin vetë.