Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një plagoje në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri një person ka mbetur i plagosur, katër janë arrestuar e po ashtu edhe tri armë zjarri i janë konfiskuar.

“Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) : M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole)”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Policia e Kosovës ka zbardhur edhe inicialet e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Personat e arrestuar: Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt: A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë”, thuhet tutje në njoftim.