Interi dhe Genoa i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin Giuseppe Meazza, me Nerazurët që i pret një takim mjaftë i vështirë.

Për këtë sidë, Interi do të jetë pa Achraf Hakimin që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, derisa Stefano Sensi është i lënduar.

Në anën tjetër, Genoa nuk mund të llogarisë në Biraschin, Cassatan dhe Pellegrinin.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, A Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lautaro Martinez, Lukaku

Formacioni startues i Genoas: Perin; C Zapata, Radovanovic, Goldaniga; Ghiglione, Melegoni, Rovella, Strootman, Czyborra; Scamacca, Pjaca.