Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Uellsit do të luajnë sot (e diel) mes vete në ndeshjen interesante të Grupit A në kuadër të Euro 2020.

Azurrët janë gati për ndeshjen e tretë të Grupit A ndaj Uellsit, në takimin që pritet të zhvillohet në Stadio Olimpico të Romës nga ora 18:00.

Ekipi i Roberto Mancinit ka dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe e ka siguruar tashmë kalimin e grupit.

Në anën tjetër, Uellsi ka një barazim dhe një fitore dhe synon rezultat pozitiv për t’u konfirmuar si i kualifikuar.

Mancini në këtë ndeshje pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion, ndërsa Uellsi pritet të luajë me më të mirët.

Formacionet e mundshme:

Italia: G Donnarumma; Toloi, Acerbi, Bastoni, Emerson; Cristante, Jorginho, Verratti; Bernardeschi, Belotti, Pessina

Uells: Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Allen, Morrell; Bale, Ramsey, James; Moore;