Janë qëlluar me thikë tre fëmijë, që ishin në mesin e blerësve të cilët pritnin të hynin në një qendër tregtare në Hagë të Holandës.

Burrin e paidentifikuar që e kreu këtë sulm, janë duke e kërkuar forcat e rendit, që kanë njoftuar se nuk mund të thuhet se ky është një sulm terrorist, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë vrapuar me panik në drejtime të ndryshme, në përpjekje që të largohen nga sulmuesi, që ka qëlluar kë ka pasur afër dhe nuk besohet t’i ketë pasur shënjestër.

Viktimat janë dërguar në spital, ku janë trajtuar për lëndimet e lehta që pësuan, ndërsa u liruan më pas për në shtëpi.

Sipas një të pranishmi, burri që kreu sulmin ishte shumë i shkathtë dhe kërceu me lehtësi disa rrethoja derisa po largohej.