Kolona të gjata janë krijuar në Pikë Kalimin Kufitar në Merdare, njofton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar video në Llapi.info nga vendi i ngjarjes, rreth orës 13:00 KFOR-i ka ‘bllokuar’ këtë pikë kalim.

Sipas tyre, nga kjo edhe janë krijuar kolona të gjata automjetesh nga Kosova për të hyrë në Serbi. E krejt kjo ka ndodhur, pasi që KFOR-i ka zhvilluar një stërvitje përkitazi me kufirin. /Llapi.info

Më poshtë video e dërguar nga lexuesit e portalit: