Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, do ta ketë vetëm një ulëse në Kuvend, shkruan Llapi.info.

Kandidatja nga kjo degë, Floretë Zejnullahu, ka arritur t’i marrë 6 475 vota, të cilat ia sigurojnë asaj ulësen në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, kandidat tjetër, Isak Shabani, nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje fitoi edhe në Komunën e Podujevës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, VV ka arritur t’i kapë 25.899 vota apo 60.95 për qind, pasuar nga LDK 9.819 vota apo 23.18 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.717 vota apo 11.10 për qind./Llapi.info