Makfire Ilazi nëna e 11 vjeçarit nga Fushë-Kosova që ditë më parë u dhunua dhe u vra nga një 20-vjeçar ka rrëfyer për dhunën e vazhdueshme që ia kishte bërë tash e sa vite.

Ajo tregon se si i dyshuari për vrasjen e djalit të saj e drogonte dhe pastaj abuzonte seksualisht me të.

Nëna tregon se djali largohej për orë të tëra nga shtëpia, e ajo nuk dinte asgjë për fatin e tij, e se nga ai ishin të rrezikuar edhe banorët tjerë të lagjes ku jetojnë.

Hiç nuk më foli, dhe iku me bicikël. Unë e thirra Sabedin, por ai nuk u kthye. Kur shkova, e lyp djalin, e pash një pastrues ma kish gjet djalin, e ka pa ndër jorgan dhe e ka gjet djalin dhe e ka thirrë policinë. Tani unë e pash policinë dhe ju thash ma kanë mbyt djalin. Policia më thojke tash kqyrim a është djali yt. I kam thënë se djali im është i imi. Policia më kanë çu në stacion dhe nuk më kanë lanë me pa djalin. Unë po e lypi atë person që ma ka myt djalin, kurrë e 700 vjet gjakun e djalit tim, kurrë e hiç. Edhe fëmijës së djalit tim edhe kojshive ka me ja la amanet me nxjerr gjakun e djalin tim”, ka deklaruar nëna e 11 vjeçarit për T7.

Nëna e 11-vjeçarit më tej ka treguar se kufomën e djalit e ka parë veç në xhami pasi në shtëpi nuk ja kanë sjellë.

“Më kanë la veç në xhami me pa djalin, se në shtëpi se kanë pru. Djali krejt i mavijosur ish kanë. I kam rritë qysh kam mujt”, ka deklaruar Makfirja.

Ajo ka treguar se i është ankuar familjes së të dyshuarit por prindërit e tij i kanë thënë që rastin ta lajmëron në polici.

“I kam thënë familjes së tij, por ata më thonin thuaju policisë”, ka treguar ajo.