Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi, në një bisedë për Gazeta Blic, ka treguar cka ka ndodhur pas debatit të sontëm në Pressing.

Ai ka thënë se ka qenë duke dalur nga televizioni t7, kur mbrapa tij kanë ardhur Dardan Molliqaj së bashku me shoqëruesin e tij, teksa thotë se e kanë sulmuar.

Abazi ka thënë se fillimisht janë kapur për fyti dhe në mes tyre ka hyrë Rexhep Hoti i PDK-së.

Sipas Abazit, një goditje ndaj tij ka ardhur në këmbë.

“Kam qenë duke dalur nga koridori i terlevizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën përmbrapa dhe u kacafytëm dhe dojshim mem goditë. Ka hy Rexhep Hoti në mes dhe qashtu njëfarë situate e pakëndshme një kapjes për fyti e qisi senesh. Edhe një goditje në këmbë sdi ka më ka ardhë se ishte një situatë komplet jo e mirë”, ka thënë Abazi.