Presidenti francez, Emmanuel Macron, është goditur në fytyrë me shuplakë nga një burrë gjatë një vizite zyrtare.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një video që po qarkullon në mediet sociale, Macron shihet duke ecur në një barrikadë në një udhëtim në ‘departamentin’ jug-lindor të Drome.

Një burrë e godet presidentin Macron në fytyrë, derisa më pas ai largohet me nxitim.

Lidhur me këtë rast thuhet se dy burra janë arrestuar në vazhdën e incidentit, bazuar në raportimin e medieve franceze.

Derisa presidenti goditet në fytyrë, dëgjohen edhe fjalët “poshtë Macronizmi”.