Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Visar Hoti, ka mbajtur fjalimin e parë si pjesë e legjislativit në seancën e fundit, ku po diskutohej dialogu me Serbinë, njofton Llapi.info.

Hoti ka thënë se Kosova asnjëherë s’ka humbur në tryeza dialogu me Serbinë. Sipas tij, s’ka vend më të mirë për Kosovën se t’i zhvillojë bisedimet në SHBA dhe BE.

“Kosova është treguar vazhdimisht e gatshme për të rritur bashkëpunimin rajonal, e po ashtu është treguar e gatshme që të jetë tejet e përgjegjshme në zbatimin e obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare. Kosova s’ka gabuar në takimet rajonale, ku në këto takim rajonale ka siguruar se të jetë pjesë e planeve evropiane si në infrastrukturë ashtu edhe në tërheqjen e fondeve nga instrumentet e ndryshme financiare e ndërkombëtare. Po të mos merrte pjesë në këto tryeza, natyrisht se do të përfundonte keq për Kosovën”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se Kosova ec përpara me dialog dhe në bashkëpunim të pandërprerë më SHBA-në.

“Kryeministri i vendit është i qetë dhe i gatshëm më shumë se kurrë që ta përfaqësojë Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si kur çdo herë në histori, Kosova në tryezë do të shënojë fitoren e radhës, ndoshta edhe më të rëndësishmen pas Pavarësisë”, ka thënë Hoti./Llapi.info  

Fjala ime sonte në Kuvendin e Kosovës!

Gepostet von Visar N. Hoti am Dienstag, 23. Juni 2020