Edhe partia FJALA dega në Podujevë, ka uruar Ditën Çlirimit të Komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Kjo parti, përmes një komunikate dërguar portalit ka shkruara se“kjo ditë çdoherë na ngjall emocione, edhe pse vitet kalojnë por kujtimet, lotët, gëzimi, të rrahurat e zemrës nuk harrohen asnjëherë.”

“Lusim Zotin ti ketë shpërblyer ata që sakrifikuan jetën e tyre që ne ta gëzojmë ketë ditë. Shpresoj që jetës dhe gjakut të tyre të arrijmë të ua japim hakun duke punuar për ketë shtet tonë të lirë fal atyre, të ua japim hakun duke punuar, dashuruar me shpirt ketë tokë të shenjtë”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Tutje, FJALA ka thënë se “19 Qershori na simbolizon lirinë por ditët tjera duhet simbolizuar punën tonë për të mirën e vendit që heronjtë shumë e deshën.”

Kujtojmë se sot janë bërë 18 vite që kur Podujeva u çlirua nga okupatori serb./Llapi.info