Llapi ka realizuar fitoren e dytë brenda një jave ndaj favoritit për titull, Ballkanit, me rezultat 1-0, raporton Llapi.info.

Në një ndeshje dramatike, me dy kartonë të kuq, golin e fitores për llapjanët e realizoi Erdon Sadriu, kur po zhvillohej minuta e 68’ e ndeshjes.

I kënaqur me këtë fitore është ndarë edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Taktikisht kemi luajtur për të mos pranuar gol dhe përmes kundërsulmeve eventualisht të shënoi. Ne dhamë më të mirën në fushë, ajo që më pëlqente shumë tek skuadra ime ishte se ajo po luan ashtu siç jemi të përgatitur në stërvitje. Siç duket ka ardhur koha ta rikthejmë atë Banjën e Lluzhanit, sepse në stadiumin “Zahir Pajaziti” asnjë skuadër nuk do të marrë pikë”, deklaroi Batatina për ArtSport.

Në xhiron e radhës, Llapi i shkon Prishtinës, ndërkohë që Ballkani pret Drenicën./Llapi.info