Roma ka marrë fitore minimale, por shumë të vlefshme ndaj Genoas me rezultat 1-0.

Giallorosët e nisën më mirë ndeshjen duke dominuar dhe duke sulmuar vazhdimisht kundërshtarët.

Por për ta parë golin e parë dhe të vetëm në këtë sfidë u desh të pritej minuta e 24-të e ndeshjes.

Lorenzo Pellegrini harkoi për mrekulli në zonë, ndërsa mbrojtësi qendror Guanluca Mancini realizoi me kokë për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Roma krijoi raste të mira edhe në pjesën e dytë, por portat mbetën të paprekura më.

Borja Mayoral, Pedro Rodriguez, Stephan El Shaarawy dhe Bryan Cristante rrezikuan, por pa sukses.

Kësisoj ndeshja përfundoi 1-0 në të mirë të vendasve për të cilët është fitorja e dytë radhazi.

Me këtë fitore Roma ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 50 pikë, një më shumë se Atalanta që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e radhës skuadra kryeqytetase do ta luaj në udhëtim te Parma që ka nevojë të madhe për pikë.


Ndërkohë Genoa do të ketë punë me Udinesen që po kalon formë të lartë në ndeshjet e fundit.