Ndeshja e luajtur në stadiumin e Merdarit ka përfunduar me rezultat pozitiv për ekipin llapjan.

Ndeshja ndërmjet ekipit të KF “Llapi” dhe KF “Vushtrria” ka përfunduar me rezultat 1 me 0 për ekipin llapjan. Goli i shënuar nga Alban Mavriqi në minutën e 89’ u solli tri pikë të vlefshme llapjanëve.

Me këtë fitore KF “Llapi” ka arritur kuotën 20 të pikëve duke qëndruar fuqishëm në vendin e katërt të ranglistës së Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Rezultati përfundimtar KF “Llapi” 1:0 KF “Vushtrria”./Llapi.info