Ish-deputeti i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Fitim Haziri, është nominuar sërish nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, raporton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në Facebook.

Përkundër që është nder dhe privilegj, me përgjegjësi të madhe, ju njoftoj se Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dega në Besianë, më ka nominuar sërish të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ju falënderoj nga zemra të gjithë juve e secilin prej jush, duke filluar nga aktivistët, miqtë, shoqet e shokët, mbështetësit llapjanë e nga mbarë Kosova e Diaspora, për besimin dhe përkrahjen që më keni dhënë, përgjatë gjithë rrugëtimit tim politik. Faleminderit familjes, që më qëndroi pranë në çdo sfidë të jetës.  Llapi e Gollaku, historikisht u ka prirë proceseve të mëdha historike. Edhe kësaj radhe, ndryshimi i madh që nisi në Llap para disa javësh, do vuloset me fitore edhe më bindëse me 14 shkurt në gjithë Kosovën. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai./Llapi.info