Lëvizja Vetëvendosje fitoi edhe në Komunën e Podujevës në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Llapi.info.

Sipas rezultateve të KQZ-së, VV ka arritur t’i kapë 23.062 vota apo 59.45 për qind, pasuar nga LDK 9.366 vota apo 24.14 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.478 vota apo 11.54 për qind.

Vetëm Fitim Haziri – VV-së ka arritur të marrë më shumë vota se e gjithë LDK-ja në këtë Komunë. Haziri ka 10795 vota, kurse LDK-ja mbi 9 mijë vota./Llapi.info