Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që finalja e Kupës së Kosovës në futboll të zhvillohet më 12 maj, raporton Llapi.info.

Kjo finale do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” në mes të klubit nga Podujeva, KF Llapit dhe atij nga Klina, Dukagjinit.

“Zyrtare: Finalja e Kupës së Kosoves në futboll zhvillohet më 12 maj në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë. Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e mbajtur sot më 27 prill 2021”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.

Llapi kaloi në finale pasi mposhti me rezultat të përgjithshëm Prishtinën 5-4, ndërkohë që Dukagjini eliminoi Istogun./Llapi.info