Filozofiku mban dekan Dugollin, Hamiti zgjidhet në FIEK

Filozofiku mban dekan Dugollin, Hamiti zgjidhet në FIEK

Tri njësi akademike të Universitetit të Prishtinës kanë zgjedhur dekanët e tyre, në ditën e parë të raundit të zgjedhjeve për dekanë, në të cilat ka hyrë UP-ja të hënën.

Bujar Dugolli ka fituar mandatin e dytë për dekan në Fakultetin Filozofik, Enver Hamiti është zgjedhur dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si dhe Bud Dedaj është zgjedhur dekan i Fakultetit Ekonomik, transmeton Koha.net.

Njësitë tjera akademike duhet t’i zgjedhin dekanët e tyre gjatë dy ditëve të ardhshme.