Ende pa kaluar një vit i plotë, një rrugë e cila është shtruar me asfalt në fshatin Gllamnik përkatësisht tek “Arbanashtë” e Podujevës, ka filluar të qahet e të prishet, njofton Llapi.info.

Kjo gjendje e saj e cila shihet edhe në një video të dërguar nga banorë të këtij fshati ka ardhur si pasojë e punëve jo cilësore nga ana e kompanisë kontraktuese.

Sipas tyre, gjendja e tillë në ditët në vazhdim pritet të përkeqësohet dhe se një punim i tillë do të paraqet problem akoma më të madh në ditët në vazhdim./Llapi.info