Fileto viçi me perime

Përbërësit:

-400 gram filet viçi

-200 gram kërpudha

-200 gram rukola

-2 qepë mesatare

-200 gram djathë kaçkavall të grirë

-1 degëz rozmarinë

-Uthull balsamike

-5 lugë vaj ulliri

-Kripë, pipër

Përgatitja:

Në fillim priteni fileton e viçit dhe pastrojeni mirë. Më pas pastroni kërpudhat, rukolën. Më pas qëroni qepën dhe priteni atë në formë rrethore. Shpëlajeni mirë dhe vendoseni në një enë. Shtoni aty 50 gram uthullën balsamike, 1 lugë vaj ulliri, pak kripë dhe piper.

Ndërkohë merrni filetot e viçit, vendosini secilës në qendër një fletë qepë, mbështillini duke i bërë role dhe veproni kështu me secilën fileto të prerë. Vendosini ato të skuqen në tigan me pak vaj.

Ndërkohë, në një enë hidhni vajin e mbetur të ullirit, uthullën balsamike, kërpudhat, gjethe rozmarinë. I përzjeni ato në një mikser derisa të bëhet një masë kremoze.

Për t’i servirur, në një pjatë vendosni rukola, në qendër të tyre filetot e skuqura, lyejini ato me salcën e përgatitur dhe spërkatini me djathin e grirë. Shtoni kripë dhe piper dhe sipas dëshirës mund ta zbukuroni me gjethe rozmarine.