Nesër nga ora 20:45 pritet të luhet ndeshja Kosovë-Bullgari dhe Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një njoftim për ata që kanë blerë biletat online për të shikuar këtë ndeshje.

Sipas FFK-së, biletat duhet të printohen bardhezi dhe se teksti dhe kodet në ta duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium, transmeton Koha.net.

“Të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari, duhet që ta shtypin biletën në versionin bardhezi. Bileta e shtypur duhet të jetë e pastër dhe teksti dhe kodet duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium. Pra, çdo posedues i biletës duhet ta ketë parasysh që ajo të mos jetë e dëmtuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.