Festivali i Akullit dhe Borës në Kinë magjeps vizitorët

Festivali i akullit dhe borës që po mbahet në qytetin Harbin të Kinës, me imitim të strukturave të rëndësishme të botës nga akulli po magjep vizitorët

Harbin, 26 janar – Festivali më i madh ndërkombëtar i akullit dhe borës që po mbahet në qytetin verior të Kinës, Harbin, me strukturat gjigante nga akulli për vizitorët ofron pamje të jashtëzakonshme.

Në Festivalin Ndërkombëtarë të Skulpturave nga Akulli dhe Bora, e cila për herë të 32-të po organizohet në Harbin të Kinës, siç transmeton AA, miniaturat gjigante nga akulli të Muzeut Shën Sofia të Stambollit, Katedralja Ruse, ndërtesat e rëndësishme të arkitekturës evropiane dhe pallatit të Kinës të zbukuruara me dritat e lazerit me ngjyrë, vizitorët vendas dhe të huaj i çon në një botë shumëngjyrëshe kristale.

Me këtë rast organizohen turne me pajton të zbukuruara me ngjyrë për ata që dëshirojnë në qetësi të shëtisin në fushën e festivalit dhe populli tregon interes të madh për rrëshqitjet në akull.

Studenti universitar Vang, duke treguar se ka ardhur nga provinca jugore të vendit Shandong, tha se më parë ai nuk është gjetur në një vend më të ftohtë se ky dhe se festivali është shumë i bukur.

Miniatura gjigante nga akulli i Muzeut Shën Sofia me arkitekturën dhe veçanërisht me minaren e saj zgjon interes të madh tek populli dhe vizitorët bëjnë fotografi të shumta para kësaj miniature.

Festivali i akullit në Harbin, edhe pse me pamjen e tij natën tërheqë vëmendjen e vizitorëve, ditën duke shëtitur skulpturat e njerëzve, kafshëve dhe figurave të ndryshme nga akulli dhe bora të vendosura në parkun e ishullit të Diellit, pjesëmarrësit argëtohen me biçikletat nga akulli dhe me rrëshqitjet.

Shuen, i cili tha se për festivalin e akullit dhe borës prej provincës jugore të vendit, Guangdong ka ardhur në Harbin, theksoi se është i magjepsur sepse për herë të parë sheh borë dhe se është shumë i lumtur që ndodhet këtu.

Për festivalin e akullit dhe borës i cili është themeluar në një fushë prej 750 mijë metrash katrorë në Ishullin e Diellit që gjendet jashtë qytetit Harbin, këtë vit janë përdorur më shumë se 330 mijë kube akulli.

Çdo vit në muajin nëntor fillojnë përgatitjet për festivalin. Skulptorë vendas dhe të huaj dhe më shumë se 10 mijë punëtorë me kube të akullit të cilët i sollën nga lumi Songhua që gjendet rreth ishullit formojnë ”Qytetin nga Akulli”.

Festivali ndërkombëtar i akullit i cili që nga viti 1985 organizohet në Harbin, është një ndër festivalet më të rëndësishme të akullit dhe borës në botë. Hapja e festivalit çdo vit bëhet më 5 janar dhe mbaron më 5 shkurt.