Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm ka pranuar pesë raste të dhunës në familje ku janë të përfshirë shtatë persona.

Të gjitha këto raste kanë të bëjnë me akuzën për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” , “Dhunë Familjare” dhe “Sulm”, njofton Klan Kosova.

Dy prej viktimave të këtyre rasteve kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj .

Lidhur me këto raste është njoftuar prokurori dhe lëndët janë në procedurë e sipër.