Ish mbrojtësi i njohur anglez, Rio Ferdinand, i ka dhënë këshillë Lionel Messit që të largohet nga  Barcelona.

Barcelona pësoi humbje me rezultat 8-2 nga Bayern Munich duke u eliminuar trofeshëm nga Liga e Kampionëve.

“A dëshiron të kalojë vitet e fundit të karrierës së tij në një klub që luan kështu. Nuk e di nëse ai ka kohë të ulet dhe të pres ditë më të mira”.

Rio Ferdinand . (Photo by Chris J Ratcliffe/Getty Images)

“Pse të mos ndryshojë klubin? Messi me siguri ka dy ose tri sezone tjera në këmbët e tij në të cilat ai mund të luaj në nivelin më të lartë”.

“Dyshoj se ai ka dëshirën të qëndrojë në një klub që nuk po lufton për trofetë më të mëdhenj, dhe unë mendoj se Barca thjesht do të ketë një periudhë pa trofe”, ka deklaruar Ferdinand për BT Sport.