Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka thënë se është koha që Harry Kane të largohet nga Tottenham Hotspur.

26-vjeçari ndihmoi Spurs të arrijn në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku ata u mundën nga Liverpooli dhe ndihmoi Anglinë të arrij n gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Ai shënoi nga pika e penalltisë në barazimin 2-2 të Spurs ndaj Olympiakos të mërkurën në mbrëmje, por Ferdinand mendon se duhet të komplotojë një largim nga veriu i Londrës.

“Kane duhet t’ju thotë Spurs: Kam për të qenë i sinqertë me ju, unë do të iki sepse nuk kam kohë të rri rreth e rrotull”, ka thënë fillimisht Ferdinand për BT Sport.

“Mund të lëndohesha sezonin e ardhshëm, mund të humbja formën etj. Dua të fitoj tani”.

“Unë i kam dhënë pjesën më të madhe të karrierës time këtij klubi dhe ata nuk kanë fituar asgjë”.

“Ata kanë qenë afër disa herë për të fituar ligën dhe pastaj padyshim Ligën e Kampionëve, por kjo nuk është e mjaftueshme”, përfundoi anglezi./Telegrafi