Rio Ferdinand ka thënë se është i shqetësuar që Eden Hazard mund të jetë bashkuar me një skuadër në rënie të Real Madridt.

Hazard u bashkua me Realin këtë verë në një transferim prej 100 milionë eurosh nga Chelsea, por përgatitjet e tij para-sezonale u shkurtuan nga një dëmtim i kofshës.

Belgu bëri paraqitjen e tij të parë për Realin vetëm në fundjavë, pasi ai erdhi në 30 minutat e fundit të fitores 3-2 të skuadrës së tij në shtëpi ndaj Levantes në La Liga të shtunën.

Por, pas ndeshjes së parë si titullar ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, ish- ylli i Manchester United, Ferdinand foli për situatën e tij.

“Kur shkoni në një klub të ri, veçanërisht i përmasave të Real Madridit, ju duhet të fitoni të drejtën për të qenë njeriu që merr gjithmonë topin”, ka thënë fillimisht Ferdinand në BT Sport.

“Kam frikë për të që ai ka shkuar atje në kohën e gabuar”.

“Ky është një ekip që po plaket, ata nuk janë në rrugën e duhur, ata nuk kanë shumë shkëlqim për momentin”.

“Kjo do të ndikojë tek ai dhe do të reflektojë keq mbi të në një afat të gjatë”, përfundoi mbrojtësi anglez. /Telegrafi/