Në Klinikën e Gjinekologjisë ka lindur foshnja e parë për vitin 2018.

Foshnja është djalë dhe mban emrin Ajn Azemi e ka lindur me peshë 3 kg e 200 gr, njofton Klan Kosova.

Familja e Ajnit që lindi në 00:00 të datës 1 janar të vitit 2018 janë nga Podujeva.

Si foshnja e parë për këtë vit, ashtu edhe nëna e tij janë mirë me shëndet.