Ish-presidenti i Kosovës, njëherit ish-kryetar i LDK-së, ka thënë se kjo parti që ka udhëhequr dikur ai ka humbur në zgjedhjet e fundit, e për këtë ai fajin ia lë liderit, Isa Mustafa.

Fatmir Sejdiu në Debat Plus ka thënë se përgjegjësi kanë edhe kanditatët për komuna, psh. Lutfi Haziri, Muharrem Svarqa, ku ka pas zbritje të elektoratit në krahasim me zgjedhje të mëhershme.

Sejdiu ka treguar gjithashtu se çka ka ndodhë para kuvendit zgjedhor të LDK-së, ku ai synonte të bëhej kryetar.

“Kam takuar Isa Mustafën tri katër ditë para ditës së Kuvendit, e ka pas të padefinume nëse do të kandidoj për kryetar.

Kam taku Vjosa Osmanin dhe pyetja e parë, e kam pyt ke marrëveshje me Isa Mustafën apo jo më është përgjigj jo.

Kam kërku të takohem me tre nënkryetarët, asnjëri s’ka gjet kohë të bisedojë. Në zgjedhjet locale 2017 unë e kam mbështet Agim Veliut që të ketë fitore dhe ai ka fitu dhe ka qenë një marrëveshje reale që kemi pas për më vonë dhe ai e ka harru atë.

Osmani doli e pasinqertë, më vjen të keq që e ka dhënë një deklarim të tillë”.

Ai thotë se ka dashur të marrë udhëheqjen dhe ta shkri gjithë energjinë dhe dijen për të sjellë LDK-në në pozicionin e parë.