Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i Nismës Socialdemokrate.

Ai në Kuvendin e II-të Zgjedhor të këtij subjekti, që u mbajt të shtunën, nuk kishte kundërkandidatë, derisa mori votat e të gjithë delegatëve.

Pas rizgjedhjes, Limaj u zotua se do të vazhdojë angazhimin në promovimin e vlerave kombëtare derisa tha se do të jetë zë i fuqishëm opozitar që të mos lejojë që Kosova të rrëshqasë në autokraci e despotizëm.