Zëvendësministri Fatmir Limaj, ka folur pas përfundimit të takimit që pati sot me shefen për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinin, si pjesë e delegacionit shtetëror, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Limaj ka thënë se me Mogherinin qe një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm ku u bë e qartë për një epilog të këtij dialogu për të cilin tha se është gjithëpërfshirja me njohje reciproke, njofton Klan Kosova.

”E rëndësishme është se e dijmë këtë etapë të këtij dialogu”.

”Nuk ka më dialog me tema të veçanta me shku në Prishtinë ose në Beograd e t’mos implementohet asnjë marrëveshje”.

”Jemi të interersuar të bëjmë ujdi për tema të hapura. Duhet të ketë gjithëpërfshirje që në zemër të saj ka njohjen reciproke”.

”Epilogu është njohja e Kosovës nga Serbia, është anëtarësimi në OKB si dhe njohja nga pesë vendet e BE-së”.

”Kërkojmë që të jepet angazhim shtesë, që në ditët në vijim të futet në agjendë liberalizimi, që Kosova të merr lajmin e shumëpritur e të merituar. Ky ka qenë një rast i mirë për ta parë unitetin e Kosovës dhe shtetin e Kosovës”.

”Kosova ka ekipë dhe ska individë, të gjithë janë pjesë e ekipit shtetëror. Tutje do të shohim si do të shkojë agjenda. Me fillim kemi vënë shumë gjëra të qarta mes vete”.

”Kishim takim të rëndësishëm, i bëmë në fillim gjërat shumë të qarta mes vete”.

”Ne duhet të krijojmë klimën për dialog. Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë jonormle, e ardhja jonë këtu është për të krijuar një situatë normale. Edhe në Beograd do të bisedohet dhe do të gjendet një zgjidhje”.