Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar parafushate sot Podujevën, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Limaj është shprehur i bindur se me mbështetjen e njerëzve të mirë e me plotë vullnet, që sot ka takuar pranë zyrave të Nismës dhe në kafiteritë e qytetit të Podujevës.

“Vizitën e sotme në qytetin e Podujevës e vazhdova duke bashkëbiseduar me qytetarë, veprimtarë e mbështetësit tanë socialdemokrat rreth rëndësisë së projektit tonë për mbrojtjen e promovimin e vlerave kombëtare. Procesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit është jetik për të ardhmen e Kosovës, dhe për këtë bashkëluftëtarë e të rinj në Podujevë tashmë po angazhohen fuqishëm e me kokën lartë në mbështetje të kauzës sonë të drejtë për rikthimin e së vërtetës dhe ruajtjen e vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.

“Me mbështetjen e njerëzve të mirë e me plotë vullnet, që sot takova pranë zyrave tona dhe në kafiteritë e qytetit të Podujevës, jetësimi i kauzës sonë do të jetë më i lehtë dhe zëri mbrojtës i vlerave tona më sublime do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament”, thotë ai në Facebook./Llapi.info