Fëmiut nga Podujeva, bashkë me të ëmën, nuk ju ndalen lotët kur kuptojnë se do bëhen me shtëpi, shkruan Llapi.info

Shoqata “Jetimët e Ballkanit”, kësaj radhe ka vendosur që ta bëj me shtëpi, Lorianin dhe nënën e tij. Kur ata e kuptojnë se do të bëhen me shtëpi, nuk arrijnë t’i kontrollojnë emocionet.

Valbona Hasani,bashkë me djalin Lorianin, kanë jetuar tek familja e saj, pasiqë para tri vitesh bashkëshorti i saj ka vdekur nga leukemia, dhe kësisoj nuk kanë pasur ku të jetojnë.