Pas lajmit se deputeti AAK-së, Daut Haradinaj, është ndaluar nga policia austriake në bazë të një fletarresti, ky i fundit e ka postuar një fotografi në Vjenë ku ka shkruar “drejtpërdrejt nga Vjena”.

Në ndërkohë pjesëtarë të familjes Haradinaj kanë thënë për KTV-në se nuk ka pasur as intervistim e as ndalesë nga Policia.

“Nuk ka pasur intervistim as asgjë. Ka qenë thjeshtë kontrollë e zakonshme që ka zgjatur 10 deri 15 minuta”, ka thënë Anita Muqaj-Haradinaj.