Drejtori sporrtiv i Llapit Tahir Batatina dje ka thënë se babai i vëllezërve Xhaka, Ragipi dhe ai i vëllezërve Ajeti, Afrimi, do të jenë aksionarë në klubin llapjan.

Megjithatë, demantimi i papritur i këtij lajmi ka ardhur sot.

Ragip Xhaka

“Deshëm të ju informojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në deklaratat e Tahir Batatinës se familja Xhaka do të jetë aksionare në KF Llapin. Nuk e kuptojmë pse e sheh ai familjen Xhaka aksionare te Llapi vetëm me një takim rasti dhe miqësor në një dasëm në hotelin Emerald, ku ajo foto është publikuar kinse për të ardhmen e KF Llapit.

Të gjitha mediumet gjithmonë janë informuar me kohë nga familja jonë për lëvizjet që i kemi bërë për të ndihmuar futbollin e Kosovës, por jo të jemi pjesë e ndonjë klubi. Për këtë arsye ju kishim lutë të mos përdorin mbiemrin e familjes Xhaka për qëllime e interesa personale. Me respekt, Familja Xhaka”, thuhet në letrën e dërguar për Gazetën Olle.

Llapi pritet të dalë me një tjetër njoftim për shtyp për të sqaruar informacionet e djeshme, të cilat u demantuan nga familja Xhaka.