Gjatë ditës së sotme, në disa medie është publikuar një lajm për një mural në një fshat të Kosovës.

Lajmi thoshte se ai mural që në të shihej Presidenti Amerikan, Donald Trump pranë një lope, gjendej në fshatin Lupç i Poshtëm në Podujevë.

Por, ky mural është bërë në fshatin Staro Zhelezare në Bullgari, si pjesë e një festivali për grafiteve apo vizatimeve murale.

Përveç Trumpit, murale të tilla janë bërë edhe për Kancelaren e Gjermanisë, Anglea Merkel, presidentit rus Putin. Muralet e jashtme në muret e shtëpive në fshatin Staro Zhelezare shfaqin njerëz lokalë së bashku me figura të njohura nga botët e politikës dhe fesë.