Faik Muçiqi, është riemëruar nga kryetari i Komunës Agim Veliu edhe për këtë mandat, si drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Podujevë, raporton Llapi.info

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët komunal të Zyrës për Informim në Podujevë në rrjetin social ‘facebook’ ku thuhet:“Me vendim të Kryetarit të Komunës së Podujevës Agim Veliu- Drejtor i Drejtorisë së Sherbimeve Publike është emeruar Faik Muçiqi”

Kujtojmë së javë më parë i pari i Komunës, ka emëruar Nexhmi Rudarin si nënkryetar të Komunës së Podujevës ndërsa, Isuf Latifin drejtor të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Podujevës /Llapi.info