Ministri i Shëndetësisë Arben Viti, në seancën e Kuvendit, ka folur për 300 infermierët që i’u është shkëputur kontrata, raporton Ekonomia Online.

Vitia tha se kontrata e tyre ka qenë e përkohshme dhe nëse ju është dhënë premtim që mund të vazhdojnë atëherë ai thotë se janë mashtruar.

“Këta infermierë nga projekti i Bankës Botërore kanë lidhur kontratat ke një kohë kur ka pasur nevojë.

“Dhe këto kontrata kanë qenë me një afat të caktuar dhe në kontratë e kanë pasur si të tillë. Nëse ish ministri ju ka premtuar ata janë mashtruar, ne kemi respektin maksimal për ta por ky është realiteti”.

Ndaj Vitisë ka reaguar deputeti Armend Zemaj duke e quajtur “mashtrues ordiner”.

“Më vjen keq për fjalorin e ministrit tipik mashtrues tipik “mashtrues ordiner”, ne nuk e kemi mashtruar askënd siç po thoni ju dhe e dinë se çka kanë nënshkruar ata.

Mirëpo Vitia drejtuar Zemajt i tha se po tenton t’i manipulon infermierët, raport EO.

“Mënyrën si e ktheni ju është për të ardhur keq dhe ju e dini si kanë qenë kontratat e tyre është për të ardhur keq se si mundoheni ti manipulon politikisht këta infermierë”.