Dy partitë opozitare PDK dhe LDK kanë lëshuar seancën e Kuvendit, pas replikave të shumta që kanë pasur me disa nga ministrat e qeverisë Kurti.

LDK e lëshoi sallën pas ndërprerjes së fjalës së Arben Gashit, e nga PDK Abelard Tahiri tha se Kryesia duhet të mblidhet dhe të merret vendim që Saranda Bogujvci të mos i udhëheqë seancat më.

Duke daluar nga Kuvendi deputetët e PDK-së, u nxitën nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Pastaj në tollovinë që u krijua te hymja e Kuvendi, u shtyen më njëri-tjetrin, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati dhe deputeti i VV-së, Salih Zyba.

Ndryshe, nënkryetarja Saranda Bogujevci ka thënë se Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 12:00.