Leroy Sane është duke kaluar nëpër një moment shumë të mirë këtë edicion me Bayernin.

Sulmuesi gjerman iu bashkua kampionëve të Bundesligës edicionin e kaluar nga Manchester City, po hasi në vështirësi në vitin e tij të parë në Munich.

25-vjeçari ka shënuar tre gola e ka asistuar në pesë të tjerë në këto tetë ndeshjet e para zyrtare me Bayernin.

E më meritori për shpërthimin e Sanes këtë edicion, është padyshim trajneri Julian Nagelsmann.

Tekniku gjerman i Bayernit ka thënë se ka besuar në cilësitë e sulmuesit anësorë dhe shpërthimi i tij ka qenë thjeshtë çështje kohe.

“I njoh mirë cilësitë e Sane dhe e kam ditur që vështirësitë ishin thjesht çështje kohe. Ndaj Bochunm bëri zgjedhjen e duhur, duke shënuar një gol mjaft të bukur, që i hapi udhë fitores, por në përgjithësi në ndeshjet e fundit ka bërë paraqitje mjaft të mira”.


“Ka cilësi të jashtëzakonshme, të cilat do t’i nxjerrë në pah edhe më mirë në të ardhmen, pasi po punojmë shumë për këtë”, deklaroi Nagelsmann.

Edhe vet anësori gjerman u shpreh i lumtur me formën e tij, derisa konfirmoi se dëshiron qëndrimin në Munich.