Një stuhi e fuqishme ka përfshirë këtë pasdite Podujevën, shkruan Llapi.info.

Si pasojë e reshjeve, rrugët e qytetit janë vërshuar nga uji. Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihen edhe dëmet që ka shkaktuar kjo stuhi.

Ndërkohë që Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihet të sjellin shi, të përcjellë me zbrazje elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius./Llapi.info

Stuhi e madhe në Podujevë

Gepostet von Llapi.info am Samstag, 15. August 2020

Stuhi në Podujevë, vërshohen rrugët

Gepostet von Llapi.info am Samstag, 15. August 2020

Stuhi shiu në Podujevë

Gepostet von Llapi.info am Samstag, 15. August 2020