Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, sot është hapur spitali më i madh i qytetit në Evropë, i cili njëherit është edhe spitali i tretë në botë ku të gjitha njësitë janë ndërtuar në kuadër të një projekti, raporton Anadolu Agency (AA).

Objektin solemnisht e hapi presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me çka ky vend fitoi spitalin më të madh.

Pas qyteteve turke Yozgat, Mersin, Isparta, Adana Kayseri, Elazig, Eskisehir dhe Manisa, Ankaraja është qyteti i nëntë që bëhet me spital të ri. Në kuadër të spitalit ndodhet dhe kampusi mjekësor ndërsa ky spital mund të pranojë deri në 30 mijë pacientë në ditë.

Spitali në Ankara ka filluar të pranojë pacientë që nga 7 shkurti i këtij viti. Fillimisht me punë nisën reparti i kirurgjisë kardiovaskulare, spitali i përgjithshëm, neurologjia, otropedia dhe onkologjia.

Kapaciteti i spitalit është 3.800 shtretër.

Nesër në Ankara hapet spitali më i madh në Evropë

Nesër në Ankara hapet spitali më i madh në Evropë http://v.aa.com.tr/1416853

Publiée par Anadolu Agency Shqip sur Mercredi 13 mars 2019
Erdoğan hap spitalin më të madh të qytetit në Evropë