Ndonëse ende nuk është zyrtare, koalicioni Nisma-AKR-PD tashmë beson se do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës.

Nga Nisma Socialdemokrate, kanë thënë se në bazë të informatave brenda vëzhguesve të tyre, ky koalicion i ka siguruar votat e mjaftueshme për kaluar pragun prej 5 për qind.Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalën, ka thënë për EO se sipas rezultateve që i posedojnë brenda QNR-së, kjo parti e ka kaluar pragun.

“E kemi cekur edhe dje se Nisma Socialdemokrate do ta kalojë pragun zgjedhor. Ti mundesh me më pyet veç sa deputetë do t’i kemi”.“Me të dhënat tona që i posedojmë nga vzshguesit në QNR, Nisma i ka 5. 5 për qind por ne ende jemi duke i pritur rinumërimin. Rinumërimi nuk po na qet më poshtë, por është duke na ndihmuar. Vetëm po presim rezultatin final”, ka thënë Shala.