Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar sulmet ajrore ndaj ISIS

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar sulmet ajrore ndaj ISIS

Emiratet e Bashkuara Arabe, një aleat i rëndësishëm i koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik, kanë pezulluar sulmet ajrore mbi Siri që prej muajit dhjetor, kur piloti jordanez u kap nga militantët e ISIS. Lajmi është konfirmuar ditën e mërkurë nga një zyrtar amerikan.

Ende nuk ka pasur një njoftim zyrtar për këtë çështje dhe për këtë arsye zyrtari amerikan është shprehur në kushte anonimati.

Edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar sulmet, ushtria amerikane nuk e ka pohuar asnjëherë këtë gjë në deklaratat thuajse të përditshme në lidhje me sulmet mbi Siri ndaj militantëve të ISIS.

“Unë mund të konfirmojë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar sulmet ajrore pasi piloti jordanez u kap nga militantët e Shtetit Islamik kur avioni i tij. Por më lejoni të jem i qartë se Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë të jenë një partnerë i rëndësishëm dhe me vlerë që po kontribuon në koalicion”, ka thëne zyrtari amerikan.

“New York Times”, e cila ka publikuar e para lajmin shton se shkak i pezullimit ka qenë frika për sigurinë e pilotëve.