Ëmbëlsirë me kos

Përbërësit e nevojshëm:

-1 kg kos

-1 kuti qumësht të kondensuara

-3 kokrra limon

-1 pako biskota

-70 gr çokollatë

Mënyra e gatimit:

Në një tas vendosim kosin dhe qumështin e kutisë së bashku me lëkurat e limonit, i trazojmë duke shtuar gradualisht pak nga pak lëngun e limonit dhe i përziejmë lehtë. Masën e krijuar e vendosim në frigorifer për 1 orë. Në një gotë vendosim shtresën e parë të biskotave të thërrmuara, shtresën e dyte kremin e kosit, përsëri biskota dhe krem. Sipër kremit në fund vendosim bajame të pjekura ose çokollatë të thërrmuar.