Foto: Ilustrim

Është ekstraduar gjatë ditës së djeshme nga Belgjika në Kosovë, një i dyshuar për grabitje në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme, derisa është njoftuar se i dyshuari më pas është dërguar në mbajtje.

“Terminali Doganor, Podujevë 12.010.2018-13:45.  Me 11.06.2021 i dyshuari mashkull  kosovar është ekstraduar nga Belgjika dhe i njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info