Ekspertët ndërkombëtar të armëve kimike më në fund kanë shkuar në bazën e dyshuar për armë kimike në Siri, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Skuadra nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka lënë Damaskun dhe ka shkuar në Douma të shtunën – vendi ku ishte ndërmarrë sulmi me armë kimike.

Shtetet perëndimore thonë se qeveria e Sirisë ka udhëhequr një sulm kimik në këtë qytet me shtatë prill, duke shkaktuar disa vdekjeje.

Por, Siria dhe Rusia, që e kontrollojnë qytetin, e kanë mohuar sulmin.