Ekskluzive: Konfirmohet se Kosova kishte dijeni për incidentet në Maqedoni (Video)

Ekskluzive: Konfirmohet se Kosova kishte dijeni për incidentet në Maqedoni (Video)

Tre muaj para se të zhvillohej konflikti i armatosur në Kumanovë mes njësiteve ushtarake e policore maqedonase dhe një grupi luftëtarësh shqiptar, të gjithë mekanizmat përgjegjës në Kosovë, dalin të kenë qenë në dijeni se diçka po përgatitej të ndodhte në shtetin fqinjë.

Tribuna Channel ka marr konfirmim zyrtar se Agjencioni Kosovar për Inteligjence, qysh në muajin shkurt e kishte njoftuar presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ministrin i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni si dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni se shërbimi sekret maqedonas i kishte kontaktuar disa qytetarë të Kosovës më qëllim të inskenimit të sulmeve në Maqedoni.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë, Haxhi Shala,gjë qe del se edhe mbikëqyrësit parlamentar kanë qenë të informuar për zhvillimet në fshehtësi.
Shala ka thënë se AKI e ka bërë raportin të cilin e kanë cituar mediet dhe për këtë komisioni ka qenë i informuar. Raporti më shkrim sipas tij,nuk iu është dorëzuar komisionit, por deputetët janë informuar gojarisht nga zyrtarë të AKI-së se kjo e fundit ka njoftuar krerët më të lartë të shtetit për mundësinë e destabilizimit të gjendjes në Maqedoni.

Se çka thotë Haxhi Shala për informatat nga AKI, e çfarë përgjigjesh japin zyrtaret e institucioneve mund ta mësoni në kronikën televizive. /Tribuna Channel/